Bota

Krijohet varr masiv në Mariupol, morgjet janë të tejmbushura

9 Mars 2022, 18:12 Nga DOSJA
Krijohet varr masiv në Mariupol, morgjet janë të tejmbushura

UKRAINË– Qyteti port i Mariupolit ka qenë nën bombardimet ruse prej ditësh dhe të paktën 1,170 civilë janë vrarë në qytet që nga fillimi i pushtimit, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit.

Sipas BBC, ka raporte tani që autoritetet kanë hapur një varr masiv sepse varrosjet normale janë bërë të pamundura.

Fatkeqësisht, ka shumë trupa. Ishte një masë e nevojshme sepse nuk mund t’i varrosim njerëzit në mënyrë normale. Morgu është i tejmbushur.“-tha zyrtari lokal Vitaly Falkovsky.

Më shumë se 60 njerëz janë varrosur në varre masive në dy ditët e fundit. Ato përfshijnë civilë dhe ushtarë të vrarë nga granatimet, si dhe civilë që vdiqën nga sëmundje dhe shkaqe natyrore. Rrugët në qytetin port jugor thuhet se janë të mbushura me trupa dhe njerëzve u ka mbetur pa ushqim.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Rusët arrestojnë këdo që rebelohet, njerëzit në Mariupol “pengje”,Çernobil pa energji.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sulmi ne mariupol vitaly falkovsky lufta ukraine-rusi sulmi ne mariupol vitaly falkovsky

Sondazh

Poll