Bota

Kriza ekonomike/Kurti si Rama: Rritja e çmimeve nuk është shkaktuar nga ne

9 Mars 2022, 17:54 Nga DOSJA
Kriza ekonomike/Kurti si Rama: Rritja e çmimeve nuk është

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka folur edhe për rritjen e çmimeve të shkaktuar nga sanksionet e vëna ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Në fjalën e tij Kurti tha se fillimisht çmimet pësuan rritje për shkak të krizës energjitike ndërsa këtë vit po ndikon lufta në Ukrainë dhe përballja e perëndimit demokratik të bashkuar kundër Rusisë.

Kujtojmë se Rusia është prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës dhe gazit në tregun botëror. Energjia elektrike, që mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të zinxhirit të furnizimit me produktet që ne i konsumojmë, na e përcaktojnë në masë të konsiderueshme çmimet që i shohim nëpër raftet e marketeve tona”- ka thënë Kurti.

Pas rritjes së çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama tha se nuk ndërhyn dot për shkak se çmimi kontrollohet nga tregu i lirë. Propozimeve të bëra në rrjet për heqjen e taksave, Rama tha se me mbledhjen e tyre, qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të parritur.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kriza ekonomike prej luftes albin kurti kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll