Bota

Blinken: Korridoret humanitare në Rusi janë absurde, Truss: Sulmi i spitalit i neveritshëm

9 Mars 2022, 17:20 Nga DOSJA
Blinken: Korridoret humanitare në Rusi janë absurde, Truss: Sulmi i

SHBA– Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken është duke folur në një konferencë shtypi në Uashington së bashku me sekretaren e jashtme britanike, Liz Truss.

Sipas Skynews, ai tha se nuk mund të kujtojë një kohë kur ka pasur aq shumë unitet, si në politikë ashtu edhe në parim midis MB dhe SHBA.

Blinken vazhdoi të vlerësojë reagimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës në Ukrainë. Blinken sugjeroi se përgjigja mund të jetë për shkak se britanikët përjetuan diçka të ngjashme në Blitz.

Nuk është vetëm qeveria britanike ajo që po nxitet për të ndihmuar Ukrainën, ne po shohim gjithashtu dhembshuri dhe solidaritet të jashtëzakonshëm nga populli britanik.“-tha Blinken.

Kryediplomati amerikan tha se Perëndimi është i bashkuar në thirrjen që Vladimir Putin të lejojë civilët ukrainas të largohen menjëherë nga vendet e konfliktit, duke shtuar se korridoret humanitare që largohen drejt Rusisë dhe Bjellorusisë janë “absurde”.

Më pas, Liz Truss doli në podium, duke pohuar se pushtimi i Ukrainës nga Putini po shkakton dhimbje dhe vuajtje të pamasë, megjithatë, tha ajo, “ai nuk po bën përparimin që kishte planifikuar”.

Truss tha se Perëndimi e ka befasuar Putinin me unitetin dhe ashpërsinë e sanksioneve, ndërsa populli i guximshëm ukrainas e ka befasuar atë me vendosmërinë dhe udhëheqjen e tyre.

“Ne e dimë nga historia se agresorët kuptojnë vetëm një gjë.Dhe kjo është forca.”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Rusët arrestojnë këdo që rebelohet, njerëzit në Mariupol “pengje”,Çernobil pa energji.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken liz truss lufta ukraine-rusi antony blinken liz truss lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll