Bota

Kina premton më shumë se 790 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

9 Mars 2022, 16:21 Nga DOSJA
Kina premton më shumë se 790 mijë dollarë ndihmë

KINË– Kryqi i Kuq i Kinës do të sigurojë 5 milionë juanë ose rreth 791,000 dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha Ministria e Jashtme e Kinës në një konferencë, duke shtuar se grupi i parë i ndihmës u largua nga Pekini të mërkurën.

‘Ndihma, e cila përfshin ushqimin dhe nevojat e përditshme, vjen me kërkesë të Ukrainës dhe do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian.

Kina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që palët të ushtrojnë përmbajtjen maksimale për të parandaluar një krizë masive humanitare. Pekini gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kina ndihmon ukrainen kryqi i kuq lufta ukraine-rusi zhao lijian kina ndihmon ukrainen kryqi i kuq lufta ukraine-rusi zhao lijian

Sondazh

Poll