Aktualitet

VD-Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres Balluku

9 Mars 2022, 16:55 Nga DOSJA
VD-Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres Balluku

TIRANË– Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. Pedagogu Ervin Goci ndodhet në shesh përballë Kryeministrisë dhe tha se çdo para e tyre shkon për oligarkët e koncensionet. Dëmi sipas Gocit u bëhet qytetarëve, ndërsa kabineti nuk ndjen asgjë.


“Unë mendoj që duhet dorëhequr ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Unë dëmin e kam marrë, në momentin që unë eci, dal blej ushqime, marr makinë, unë u jap para oligarkëve. Nga disa shërbime jetësore nuk heqim dot dorë se kemi nevojat tona. Zgjidhja është bllokim total në të gjithë Shqipërinë. Çdo shqiptar që preket direk, duhet të bllokojnë çdo sistem, që këta të dorëzohen. Duhet të ndryshohet çdo sektor. Sistemi që ne kemi prodhon vetëm rritje çmimesh. Asgjë tjetër, ne qytetarët nuk prodhojmë dot as pordhë, as pordhët s’i kemi tonat. Fajin e ka qeveria. Duhet të jemi të fortë dhe rezistent. Nesër do të jemi këtu prapë,”- tha Goci ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Qytetarët në protestë përballë kryeministrisë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci proteste kunder rritjes se cmimeve ervin goci proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll