Aktualitet

Lëvizja e taksistëve! Të premten fikin makinën dhe bllokojnë bulevardin tek Kryeministria

9 Mars 2022, 17:03 Nga DOSJA
Lëvizja e taksistëve! Të premten fikin makinën dhe

TIRANË– Bilbil Cara, kreu i Sindikatës Shqiptare të Taksive është shprehur se ata i ka prekur rritja e çmimit të naftës më shumë se asnjë grup tjetër. I pranishëm në sheshin përballë Kryeministrisë, Cara tha se taksistët do të bëjnë një tjetër lëvizje. Ai tha se të premten në orën 11:00 sindikata shqiptare e taksive do të protestojë me makinat në bulevard.

“Po vështirësohet jeta e të gjithë shqiptarëve. Në çdo cep të Shqipërisë. Taksistëve po ju bëhet puna e vështirë, s’po mbajnë dot familjet e veta. Nafta është shumë shtrenjt. Shteti ynë nuk krahasohet dot as me Kosovën, Maqedoninë e Veriut kur taksistët marrin subvencione nga qeveria. Të premten ne do të dalim vetë në shesh, do të protestojën me makinat e fikura në boulevard,”-tha Cara.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Qytetarët në protestë përballë kryeministrisë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bilbil cara proteste kunder rritjes se cmimeve bilbil cara proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll