Aktualitet

Protesta për naftën, aktivisti: Teksa ju varfëroheni, këta pasurohen

9 Mars 2022, 16:46 Nga DOSJA
Protesta për naftën, aktivisti: Teksa ju varfëroheni, këta

TIRANË- Aktivisti i Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi ka theksuar se krueministri Rama ka çuar në luftë qytetarët, por vetë është në rregull. Gjatë protestës së sotme, para kryeministrisë aktivisti u shpreh se e vetmja mënyrë për të detyruar qeverinë që të bëjë punë të përgjegjshme është që të dalin në protestë çdo ditë. Ai ka shtuar se teksa qytetarët varfërohen, pushtetarët po pasurohen.

“Në situatë krizash sigurisht që të gjithë duhet të mbajmë barrën. Ky kryeministër ka çuar në luftë qytetarët e vet por jo veten. Pse nuk kemi një deklaratë të këtij kryeministrisë të kontrollojë bizneset që çmimet të mos shkojnë në nivele stratosferike. Ju duhet ta kuptoni se e vetmja mënyrë ta detyrojmë këtë qeveri të bëjë një punë të përgjegjshme është të jemi përditë përballë kësaj godine deri sa çmimet të jenë të përballueshme. Ai thotë se nuk mund të ndërhyjë në treg, por nëse ka një moment ku shteti duhet të amortizojë çmimet është ky. Nuk mund ta lejë vendin në rënien të lirë. Çdo litër nafte që rritet shkon tek kjo zyrë. Teksa ju varfëroheni, këta pasurohen”, tha aktivisti i qëndresës qytetare.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Qytetarët në protestë përballë kryeministrisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll