Aktualitet

VD-“Ky miku s’blen as miell as domate”, Soko: Znj ministre me se vajte sot në punë?

9 Mars 2022, 17:07 Nga DOSJA
VD-“Ky miku s’blen as miell as domate”, Soko: Znj ministre me

TIRANE- Aktivisti Pano Soko deklaroi nga protesta para kryeministrisë se situata e rritjes së çmimeve rëndon xhepat e qytetarëve ndërsa pushtetarët nuk e ndjejnë këtë “krizë”. Soko tha se ministrja Belinda Balluku shkoi sot në punë me makinë, me naftë që paguhet nga taksapaguesit. Ai theksoi se nëse protesta është e qendrueshme, atëherë Rama nuk do të kthehet nga Dubai, por do të qëndrojë atje.


PJESE NGA FJALA E SOKOS: 

Ky s’ka krizë, ky s’blen asgjë, as miell as domate. Ky thotë do e kalojmë bashkë, do mbështesim njëri-tjetrin,. se këtij ia paguajmë ne. Se është dhe ministrja, është dhe ajo tjetra, dilni ecni me këmbë. T’ju pyes zonja ministre, me se shkuat sot në punë? Ta them unë me Mercedes, po ta paguajmë ne naftën ty, ne s’kemi lekë të paguajmë dhe naftën tënde dhe tonën. Për 6 muaj nuk do ketë më budallenj se do jemi të gjithë njësoj moj. 

Sot 50 euro kthehet në 100 euro, këta kshu e kalojnë gjithnjë në miell në vota. Sot është edhe faji jonë se kemi shitur votën. Por nëse ne ngulemi këtu në shesh ky miku s’vjen më nga Dubai, ky do rrijë në Dubai që do ndajë krizën me ne ky. Keqqeverisja vjen sepse ne e lejojmë. Ku ishim ne kur u shkatërrua rafineria? Ishim në shtëpi. Kur u vendosën taksat? Ishim në shtëpi, prandaj këtu në shesh çdo ditë. 

Lajmi kryesor: VD-LIVE/ Rritja e FRIKSHME e çmimeve! Protestë masive përballë kryeministrisë

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pano soko proteste kunder rritjes se cmimeve pano soko proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll