Aktualitet

I dënuar për shpërdorim detyre! Prej 3 muajsh në burg, Koka kërkon masë më të butë sigurie

9 Mars 2022, 09:03 Nga DOSJA
I dënuar për shpërdorim detyre! Prej 3 muajsh në burg, Koka

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të butë sigurie. Koka i cili ndodhet në qeli prej tre muajsh tashmë, ka bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg. Rekursi iu është rregjistruar më datë 7 Mars.

Ish-ministri Koka u arrestuar më 14 dhjetor të 2021 me urdhër të SPAK për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll