Aktualitet

I shpallur “Artist i Merituar”! Ndërron jetë bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha

9 Mars 2022, 08:41 Nga DOSJA
I shpallur “Artist i Merituar”! Ndërron jetë bilbili i

DURRËS– Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një hemorragji cerebrale. Përgjatë karrierës së gjatë muzikore, ai ka arritur të fitojë çmime të shumta e medalje të arta, si dhe tituj si “Artist i Merituar” apo “Qytetar Nderi” në Durrës.

Qemal Kërtusha ka lindur më 27 tetor të vitit 1931. Ai ka qënë i përfshirë në lëvizjen amatore artistike të qytetit që në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë. Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja.

Me krijimin e estradës profesioniste ai kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kulture qemal kërtusha vdes qemal kërtusha qemal kërtusha vdes qemal kërtusha

Sondazh

Poll