Aktualitet

Përfshihet nga flakët dhoma e konviktit në Qytet Studenti, s’ka të lënduar

9 Mars 2022, 07:12 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët dhoma e konviktit në Qytet Studenti,

TIRANË– Një nga dhomat e konviktit në Qytet Studenti është përfshirë nga flakët. Policia informon se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në një nga dhomat që ndodhet në katin e tretë. Fatmirësisht brenda nuk kishte asnjë student. Flakët e zjarrit kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet qytet studenti zjarr te qytet studenti qytet studenti zjarr te qytet studenti

Sondazh

Poll