Çmimi i naftës rrit biletat në linjat interurbane, kostoja më e madhe bie mbi studentët
TIRANË– Rritja e çmimit të naftës ka bërë që të rriten edhe kostot e transportit për udhëtarët. Kryesisht në linjat interurbane. Në një postim...
Operatorët e transportit në Tiranë kërkojnë rritje 100% të çmimit të biletës për udhëtarët e linjave të autobusave publikë.
Aktualisht çmimi i biletës të transportit është 40 lekë. Për të përballuar kostot nga rritja e çmimit gtë naftës ata kërkojnë që çmimi i biletës të arrijë 80 lekë.
Kostandin Foni drejtori i linjës të transportit Kombinat-Kinostudio-Tufinë i kompanisë “Shega Trans” tha për Monitor se rritja e çmimit të biletës kërkohet për shkak të shtrenjtimit të lartë të naftës.
“Ne kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për ndryshime fiskale që do të na mbronin nga shtrenjtimi i çmimit të naftës, por nga institucionet shtetërore deri tani nuk janë marrë në konsideratë. Rritja e çmimit të biletës në 80 lekë konsiderohet një zgjidhje për të vijuar shërbimin, pasi në situatën që gjenden operatorët shumë shpejt do ta kenë të pamundur të furnizohen me naftë. Kompanitë e transportit po e blejnë naftën me çmim 240 lekë/liter nga 145 lekë/litër që ishte më parë. Kostoja e shtuar mujore nga rritja e çmimit te naftës është 8,5 mln lekë”, pohon z. Foni.
Më herët shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas i kërkoi kryeministrit Edi Rama dhe ministres të Financave Delina Ibrahimaj heqjen e akcizës të karburanteve dhe TVSH-në. Kompanitë paralajmëruan se në të kundërt do të pezulllojnë shërbimin.
Sektori i transportit urban u prek edhe nga kriza e Çovid-19.
Numri i pasagjerëve nu reduktua 55%, për shkak të frikës nga infektimet dhe emigrimit të popullatës. Bashkia e Tiranës nga 1 janari për të kompensuar reduktimin e numrit të pasagjerëve miratoi fondin me vlerë 1 mln euro për të subvencionuar për 6 muaj 11 operatorët.
Kompanitë paralajmëruar që kompensimi është i pamjaftueshëm për të përpalluar rritjen e lartë të kostos nga çmimi i naftës./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Rritja e çmimit të naftës ka bërë që të rriten edhe kostot e transportit për udhëtarët. Kryesisht në linjat interurbane. Në një postim...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duke se ka gjetur mbështetjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Si për të balancuar mbledhjen e një n...
TIRANË– Ndërkohë që në Tiranë, çmimi i naftës po njeh vetëm rritje, në Bathore ndodh ndryshe. Dosja.al ka siguruar videon ku shihet se dhjetër...
ELBASAN- Ekspertiza balistike ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan një vit më parë. Sipas prokurorisë, në incidentin e rëndë që sh...
MALLAKASTËR– Rritja e çmimit të karburanteve në treg ka bërë që fermerët të braktisin mjetet e mekanizmat bujqësore e tu rikthehen kafshëve. P...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se një trailer ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në krahun e kundër...
TIRANË– Të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. Një ditë pasi thuajse të gjithë depu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama Rama është nisur për në Dubai bashkë me disa ministra të kabinetit të tij, menjëherë sapo ka këshilluar qytetarët shqip...
TIRANË- Megjithëse me pesë të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë midis tyre edhe vrasësi Ernejt Shyti i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, SPAK vijon e...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma i është kundërpërgjigjur ashpër kryedemokratit Lulzim Basha që prej dy ditësh e akuzon se nuk k...