Bota

Dita e 14-të! Ku po zhvillohen luftimet në Ukrainë (HARTAT)

9 Mars 2022, 07:39 Nga DOSJA

TIRANË– Është dita e 14-të e pushtimit rus të Ukrainës. Edhe pse disa qytete kanë rënë, Kievi mbetet në këmbë, duke qënë nën mbrojtjen e ushtrisë ukrainase, raporton Skynews.

Forcat ruse janë ende duke avancuar drejt kryeqytetit, megjithëse me ritme më të ngadalta. Qytetet në veri dhe lindje duket se janë pushtuar nga forcat e Vladimir Putinit.

Sumy, qytetit të cilit iu janë larguar rreth 5,000 njerëz, ka konfirmuar një numër viktimash gjatë bombardimeve në ditët e fundit, ndërsa Kharkiv në lindje mbetet i rrethuar nga forcat ruse.

Në jug të vendit, Mariupol, qyteti port i Detit të Zi, është nën rrethimin rus, ndërsa forcat përparojnë në perëndim dhe në veri të qytetit.

LAJMI KRYESOR:Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll