Bota

FOTO/ Evakuuimi masiv në Sumy, qytetarët ukrainas largohen me autobusa

9 Mars 2022, 07:23 Nga DOSJA
FOTO/ Evakuuimi masiv në Sumy, qytetarët ukrainas largohen me autobusa

UKRAINË- Mijëra banorë nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy, janë evakuar me sukses pasi Rusia ra dakord të ndalonte sulmet. Ishte evakuimi i parë masiv, pasi Rusia shpalli armëpushim për të nxjerrë njerëzit nga qytetet nën bombardime. Në fotot që po qarkullojnë duken gra me fëmijë në dorë që presin të arrijë autobusat e evakuimit.  

Evakuimet filluan të martën në mëngjes, me autobusë që u nisën drejt qytetit të Poltava, më në jug dhe larg vijave të frontit. Sipas BBC rreth 5,000 njerëz dhe më shumë se 1,000 automjete private janë tashmë të sigurta.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky tha se një përpjekje e ngjashme për njerëzit e bllokuar në Chernihiv dështoi sepse Rusia vazhdoi të bombardonte rrugën e daljes.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll