Bota

Save the Children: 800,000 fëmijë në mesin e 2 milionë refugjatëve nga Ukraina

9 Mars 2022, 07:02 Nga DOSJA
Save the Children: 800,000 fëmijë në mesin e 2 milionë

UKRAINË– Agjencia ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Save dhe Children, ka thënë se vlerësohet që 800,000 fëmijë janë në mesin e dy milionë personave që kanë ikur nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus. Shumica prej tyre janë duke bërë rrugën pa u shoqëruar nga askush, ka paralajmëruar Agjencia.

“Prindërit janë duke zbatuar masat më zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin largimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë nga Ukraina, derisa ata qëndrojnë në Ukrainë për të mbrojtur shtëpitë”, ka thënë Irina Saghoyan nga Save the Children.

Më shumë se gjysma e refugjatëve që largohen nga Ukraina janë duke shkuar në Poloni dhe më pas në Hungari e Sllovaki.

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/ Hapen korridoret humanitare, armëpushim në disa qytete, Polonia ofron avionët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll