Bota

Inteligjenca britanike: Pushtimi rus i Kievit ka dështuar

9 Mars 2022, 07:34 Nga DOSJA
Inteligjenca britanike: Pushtimi rus i Kievit ka dështuar

UKRAINË– Pushtimi i Kievit nga forcat e armatosura ruse, të cilat ndodhen në veri të kryeqytetit ukrainas, ka dështuar. Kështu deklaron Inteligjenca e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes e cila shkruan se “Forcat ruse nuk kanë arritur të bëjnë një përparim të rëndësishëm në veri të Kievit dhe forcat ukrainase duket se deri më tani kanë arritur të rrëzojnë aeroplanët e armikut”.

“Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim domethënës”, shton ministria.

‘Mbrojtja ajrore ukrainase duket se ka pasur sukses të konsiderueshëm kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë, ndoshta duke i penguar ata të arrijnë çdo shkallë kontrolli të qiejt.”

LAJMI KRYESOR: Ukrainë-Rusi/SHBA s’pranon ofertën e Polonisë, armëpushim në disa qytete, civilët evakuohen

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll