Aktualitet

Saraçi-Bashës: Jap dorëheqjen, nuk e keni ju fajin e humbjes por të deleguarit tuaj

8 Mars 2022, 17:40 Nga DOSJA
Saraçi-Bashës: Jap dorëheqjen, nuk e keni ju fajin e humbjes

TIRANË- Disa debate mes Kolegjt të Kryetarëve dhe kryedemokratit Lulzim Basha kanë dalë nga mbledhja e sotme. Mësohet se kandidati për kryebashkiak të Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi i ka dalë në mbrojtje Bashës, duke thënë se nuk ishte faji i tij që humbën po i deputetëve që erdhën aty për fushatë, që sipas Saraçi erdhën vetëm sa për foto. Në fund të fjalës së tij, Saraçi ka dhënë dorëheqjen nga Kolegji i Kryetarëve.

Kishim përballë edhe foltoren edhe qeverinë. Unë e di ç’kam heq. Përdoren para. Ju dërguat deputet. Atje. Po vetëm Dash Sula mbeti, e kemi të keqen nga brenda kryetar. Faji i humbjes është i imi. Dhe i deputetëve që solle aty, jo i yti. Kërkojini llogari njerëzve që delegoni. Jap dorëheqjen, përgjegjësinë e mbaj vet. Nuk keni faji ju, por ata që erdhen në fushatë për të bërë foto,” tha Saraçi.

LAJMI KRYESOR: VD-Deputetët i kërkojnë reflektim! Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve (Kritikat)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ferdinand saraçi ferdinand saraçi

Sondazh

Poll