Bota

Pas SHBA-ve dhe Britania njofton reduktimin e importeve të gazit rus

8 Mars 2022, 15:02 Nga DOSJA
Pas SHBA-ve dhe Britania njofton reduktimin e importeve të gazit rus

BRITANI– Pas SHBA-ve edhe Mbretëria e Bashkuar do të bëjë një njoftim se si synon të reduktojë importet e gazit dhe naftës rus me kalimin e kohës këtë pasdite.

Sipas CNN, lajmi do të bëhet zyrtar në orën 16:00 me një deklaratë nga ana e kryeministrit Boris Johnson.

Dje, Johnson tha se bota nuk mund të ndalonte thjesht përdorimin e naftës dhe gazit nga Rusia, por mund të përshpejtonte tranzicionin larg saj. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Perëndimit të ndërpresë importet, të cilat kanë qenë një lëshim i dukshëm nga paketat e sanksioneve të rënda të vendosura në mes të luftës me Rusinë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise boris johnson lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll