Bota

Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga varësia ndaj energjisë ruse

8 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se është “imperative” që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, veçanërisht ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, në mënyrë që të sigurohet që furnizimi të jetë “gjerësisht i disponueshëm”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, Blinken tha se ekziston një “një mundësi e rëndësishme, jo vetëm por e domosdoshme në këtë moment për të hequr përfundimisht, për shumë vende në Evropë, varësinë nga energjia ruse. Sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Kallas bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrjeti i pagesave të sigurisë së lartë SWIFT dhe të kufizojë aksesin e saj në kriptovalutat. Ajo falënderoi Blinken për “punën e rëndë” të Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e unitetit brenda aleatëve të NATO-s, duke shtuar se ajo kishte kërkuar për një “mbrojtje të përhershme dhe kuptimplote të NATO-s në rajonin Baltik”.

Pavarësisht situatës së zymtë në terren, NATO nuk është e gatshme të përfshihet drejtpërdtrejt në konflikt, duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj një pushtimi që po vret civilë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken kaja kallas lufta ukraine-rusi antony blinken kaja kallas lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll