Bota

Lufta në Ukrainë/ Yanukovych i bën thirrje Zelenskyyt të “heqë dorë”: Ndalo gjakderdhjen!

8 Mars 2022, 10:44 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Yanukovych i bën thirrje Zelenskyyt të

RUSI– Ish-presidenti ukrainas Viktor Yanukovych theu heshtjen e tij për herë të parë sot që nga nisja e luftës. Sipas mediave të huaja, ai i bëri thirrje presidentit aktual Volodymyr Zelenskyy të mos e vazhdojë më luftën me Rusinë dhe të gjejë një mënyrë për paqe.

“Jeni personalisht i detyruar të ndaloni gjakderdhjen dhe të arrini një marrëveshje paqeje me çdo kusht,”-tha ai sipas “Ria Novosti”.

Yanukovych, i cili konsiderohet si një politikan shumë i korruptuar në Ukrainë, u rrëzua në vitin 2014 nga protestat pro-perëndimore. Që atëherë, 71-vjeçari jeton në mërgim në Rusi, ndërsa në vendin e tij ai është dënuar në mungesë me 13 vite burg për tradhti. Mediat ukrainase raportuan së fundmi se Kremlini dëshiron të rikthejë Yanukovych si president.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen korridoret humanitare, largohen 2 mln civilë, Zelenskyy i gatshëm për kompromis

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota viktor yanukovych viktor yanukovych

Sondazh

Poll