Bota

FOTOT/ Fëmijët rumunë shkruajnë mesazhe sensibilizuese për Ukrainasit: Buzëqeshni

8 Mars 2022, 09:34 Nga DOSJA
FOTOT/ Fëmijët rumunë shkruajnë mesazhe sensibilizuese

Rumania- Ndërkohë që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon si shumë shtete dhe grupe shoqërorë janë sensibilizuar me situatën që po kalojnë qytetarët ukrainas, edhe fëmijët romunë kanë vendosur të sensibilizohen më gjendjen në të cilën ndodhen bashkëmoshatarët e tyre. Ata kanë vizatuar piktura domethënëse për ukrainasit. Nga fotot që Sky News ka postuar në njërën nga pikturat ishte edhe një mbishkrim i cili shkruante:

“Qëndro i sigurt, bëhu i fortë dhe mos harro të buzëqeshësh!”

Lufta në Ukrainë futet në ditën e 13-të. Ushtria ruse rreth Kievit po synon pushtimin e kryeqytetit ukrainas. Duke marrë kontrollin e plotë të shumicës së qendrave kryesore urbane të Ukrainës Lindore, por edhe të porteve kryesore të Ukrainës në Detin e Zi, me përjashtim, deri më tani, të Odesës , Moska duket se po fokusohet gradualisht në arritjen e qëllimit të saj kryesor, i cili nuk është gjë tjetër veçse kontrolli i strukturave bazë administrative, ushtarake dhe qeveritare të vendit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll