Bota

Gjesti human! Kosovari futet në Kiev, shpëton 19-vjeçaren e bllokuar nga lufta në Ukrainë

8 Mars 2022, 09:59 Nga DOSJA
Gjesti human! Kosovari futet në Kiev, shpëton 19-vjeçaren e

UKRAINË- Kosovari Esat Hamiti i cili jeton në Francë prej shumë vitesh, gjatë këtyre ditëve është nisur në një mision shpëtimi. Esati dhe shoku i tij Brice Auert, kanë dalë vullnetarë në qytetin e tyre, Sarreguemines, që të udhëtojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që të shpëtojnë Alinën, një vajzë 19 vjeçare ukrainase e cila ishte bllokuar atje prej disa ditësh.

Ata udhëtuan për 19 orë duke përshkruar 1500 kilometra rrugë vetëm për këtë mision shkruan media Franceze Republican-llorrain.fr për dy shtetasit kosovarë. Nga fotot që ata kanë shpërndarë gjatë udhëtimit të tyre duken barrikada dhe patrulla ushtarake gjithandej përgjatë të gjithë udhëtimit. Pasi kaluan natën në furgonin e tyre në jug të kryeqytetit ukrainas, dy miqtë kanë arritur të shpëtojnë Alinën dhe macen e saj të dielën, më 6 mars, në orën 8:30.

 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gjenerali rus, Rusia synon pushtimin e Odessa-s, Zelenskyy: S’kemi frikë

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll