Bota

Kancelari gjerman: Importet e energjisë nga Rusia janë aktualisht thelbësore për Europën

8 Mars 2022, 09:13 Nga DOSJA
Kancelari gjerman: Importet e energjisë nga Rusia janë aktualisht

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Europa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia. Nëse sanksionet e vendosura për Rusia nga shtetet Europiane vazhdojnë Scholz paralajmëroi se një masë e tillë mund të vejë në rrezik sigurinë energjetike të Europës duke theksuar se importet e energjisë nga Rusia janë aktualisht thelbësore për jetën e përditshme të qytetarëve.

“Aktualisht, furnizimi i Europës me energji për nxehtësi, furnizim me energji elektrike e industri nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër”, theksoi ai.

BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.

The Guardian shkruan se deklarata Scholz erdhi pasi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se SHBA po bisedonte me aleatët e saj europianë për ndalimin e importeve të naftës ruse. Komentet e Blinken shkaktuan një rritje dramatike të çmimeve të naftës, me naftën bruto Brent që u rrit me 18% , shkoi 139 dollarë për fuçi, më e larta në 14 vitet e fundit. Antony Blinken tha gjithashtu se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin agresor.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz lufta ukraine-rusi olaf scholz

Sondazh

Poll