Politike

VD-PD humbëse në çdo bashki, Bardhi: Betejë e jashtëzakonshme, sa erdha nga Lushnja

7 Mars 2022, 16:24 Nga DOSJA
VD-PD humbëse në çdo bashki, Bardhi: Betejë e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar një betejë të jashtëzakonshme atë që ka bërë PD-ja në terren. Para selisë blu, në një ndalje për gazetarët, Bardhi tha se nuk i kishte ardhur mirë kur kishte parë se demokratët nuk flisnin me njëri-tjetrin. Sipas Bardhit, dita e sotme ishte për reflektim dhe jo për të evidentuar përgjegjësi.


“Shprehim mirënjohje për 6 kandidatët, për betejën e jashtëzakonshme. Unë sa po kthehem nga bashkia Lushnjë ku kam ndjekur fushatën dhe dua të them që ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndiejnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndiej trishtim që kam parë demokratë që nuk flisnin me njëri tjetrin, edhe pse kanë punuar 8 vite bashkë. Sot nuk është dita për të evidentuar përgjegjësinë, por për reflektim. Duhet të reflektojmë,”- tha Bardhi ndër të tjera. 

 LAJM KRYESOR:Pas humbjes në 6 Bashki, Basha bën lëvizjen e papritur, mbledh grupin tek selia e PD

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 gazment bardhi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll