Bota

Britania gati 230 milion euro ndihma Ukrainës, Johnson: Momenti që të tregojmë mbështetje

7 Mars 2022, 16:06 Nga DOSJA
Britania gati 230 milion euro ndihma Ukrainës, Johnson: Momenti që

BRITANI- Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi pak më parë për një ndihmë shtesë prej 230 milionë dollarësh për Ukrainën.

Sipas CNN, lajmin e bëri të ditur pak më parë gjatë një konference të përbashkët në Londër shtypi me homologët e tij holandezë dhe kanadez.

”Ky është momenti që miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dështojë në këtë pushtim katastrofik,”- tha ai.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda “qëndrojnë krah për krah” kundër pushtimit rus të Ukrainës, shtoi Johnson.

Grupi ynë i ri ndërkombëtar për mbështetjen e Ukrainës do të koordinojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar ndihmë afatgjatë dhe të palëkundur tani dhe në të ardhmen, dhe ne do të inkurajojmë më shumë vende të bashkohen me ne,” tha Johnson.

Në 12 ditët e pushtimit rus në Ukrainë, Johnson tha se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin bëri një “llogaritje të gabuar” duke nënvlerësuar Ukrainën.

LAJMI KRYESOR: Lufta në Ukrainë/ Hapen korridoret humanitare në disa qytete, Zelenskyy paralajmëron Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson britani ndihmon ukrainen lufta ukraine-rusi boris johnson britani ndihmon ukrainen lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll