Politike

Inceneratorët/ Tabaku: Afera u mbështet në dy shtylla kryesore

7 Mars 2022, 13:20 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Tabaku: Afera u mbështet në dy shtylla kryesore

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku deklaroi sot se afera e inceneratorëve është bazuar në dy shtylla kryesore. Gjatë mbledhjes së Komisionit, Tabaku bëri një pasqyrim të raportit prej 120 faqesh. Ajo tha se janë përdorur fondet publike si dhe janë përfituar kontratat koncensionare nga kompani të lidhura me njëra-tjetrën.

‘Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore:1. Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare2. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri. Në qendër të skemës janë disa kompani private, të përfaqësuara nga një grup i vogël personash me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, të cilat kanë përfituar.- tha Tabaku.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Raportet përfundimtare, mblidhet Komisioni Hetimor i Inceneratorëve

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll