Politike

Socialistët fituan në Dibër, kandidati i Berishës: Dy ministra u instaluan këtu

7 Mars 2022, 13:08 Nga DOSJA
Socialistët fituan në Dibër, kandidati i Berishës: Dy

DIBËR– Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhi, e ka quajtur një masakër elektorale fitoren e rivalit të tij socialistë, për të cilin tha se nuk ka takuar qytetarët, dhe nuk ka bërë asnjë dalje publike. Sipas Kryemadhit, fitorja e socialistëve në këtë bashki, është rezultat i presioneve mbi qytetarët, dhe instalimit të dy ministrave dhe drejtorëve të tyre në Dibër.

“Ju përshëndes të gjithëve, ju falenderoj për punën që keni bërë, përfundoi një maskaradë elektorale. Kemi një proces ku ministrat numërojnë votat, dy ministrat Manja dhe Balluku kanë qenë të instaluar në Dibër, së bashku me administratën e Bashkisë së Kamzës. I gjithë arsenali i pushtetit ishte vënë në dispozicion të kësaj fushate.Kemi një kandidat të PS që ka marrë 14 mijë vota, një kandidat që gjatë gjithë fushatës, nuk ka pasur asnjë ligjëratë publike, përballë qytetarëve që do ta votonin, e megjithatë ai ka si aset 14 mijë vota, ky është një vullnet i deformuar i dibranëve. Pritshmëria ime ishte që në asnjë mënyrë këto 14 mijë vota, do të shkonin te një kandidat që nuk ka bërë asnjë dalje publike.Dua tiu kujtoj edhe njëherë, një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, duke thënë se në rast se nuk do të votonin kandidatin e PS Rruga e Arbërit nuk do të përfundonte. Ky kandidat nuk bind. Dibra është bastion nëse qytetarët do të votonin të lirë, dhe nuk do të shantazhoheshin me ndihmën ekonomike, me dibranët unë nuk ndihem i humbur, do të vazhdoj kauzat si qytetar”, tha Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll