Politike

Humbja në 6 bashki, Gjekmarkaj kundër Bashës: Çdo justifikim për humbjen i papranueshëm

7 Mars 2022, 13:09 Nga DOSJA
Humbja në 6 bashki, Gjekmarkaj kundër Bashës: Çdo

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka dalë kundër kryedemokratit Lulzim Basha humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Gjekmarkaj shkruan se çdo justifikim i dhënë për humbjen është i papranueshëm. Madje kërkoi edhe mbledhjen me urgjencë të organeve përkatëse të PD-së për të analizuar faktorët e humbjes.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem! PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time. Nuk do t’i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike,”– shkruan Gjekmarkaj.

Sot në një dalje publike, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk i quan humbje 6 palë zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike. Po ashtu tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë. Ndërsa si justifikim për rezultatin ka përdorur pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 agron gjekmarkaj lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll