Art&Argëtim

Britney Spears është martuar fshehurazi, “Gëzuar ditëlindjen burri im”

6 Mars 2022, 17:42 Nga DOSJA
Britney Spears është martuar fshehurazi, “Gëzuar

SHBA- Këngëtarja e njohur Britney Spears duket se i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtarja postoi një foto në “Instagram” duke i uruar të fejuarit të saj ditëlindjen, ndërkohë ajo iu referua si bashkëshorti i saj. Kjo ka bërë që rrjeti të aludojë mbi një martesë të mundshme që mund të jetë bërë fshehurazi nga Britney dhe i dashuri i saj modeli Sam Asghari. Britney dhe Sam kanë festuar ditëlindjen e këti të fundit në një ishull tropikal.

“Një foto kaq e mrekullueshme e burrit tim Sam Asghari!!!! Ai është shumë punëtor dhe më mahnit çdo ditë me pasionin e tij për jetën !!!! Jam shumë me fat që mund të ndaj jetën time me të…. Gëzuar ditëlindjen!”-shkruan ajo.

 

 

Ylli i muzikës u fejua në shtator të vitit që lamë pas, në një kohë kur këngëtarja po priste fundin e kujdestarisë nga babai i saj. Pak javë më pas, gjykata i dha fund kontrollit të babait mbi financat dhe jetën e saj. Sam Asghari dhe Britney Spears filluan lidhjen e tyre në vitin 2016 në xhirimet e “Slumber Party”.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz britney spears sam asghari britney spears sam asghari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2022, 17:04

FOTO/Koleksioni i makinave të Justin Bieber

SHBA- Përveçse është një nga këngëtarët më të njohur në botë, Justin Bieber ka një koleksion të madh makinash. Përveç makinave të markave luksoze,...