Art&Argëtim

Djalë apo vajzë? Pyetet për gjininë e foshnjes, reagimi EPIK i Rihannës

5 Mars 2022, 08:44 Nga DOSJA
Djalë apo vajzë? Pyetet për gjininë e foshnjes, reagimi EPIK

SHBA– Rihanna tashmë është në pritje të ëmbël me partnerin e saj ASAP Rocky. Artistja ende nuk ka zbuluar nëse do të sjellë në jetë një djalë apo vajzë dhe kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë për momentin. Gazetarët nuk nguruan të shfaqnin kuriozitetin lidhur me detajet e shtatzënisë gjatë javës së modës.

Një prej tyre ishte dhe Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, i cili ka postuar një foto të Rihannës gjatë eventit, e cila dukej e konfuzuar në mënyrë qesharake. Ky reagim erdhi si rrjedhojë e pyetjes që iu bë lidhur me gjininë e foshnjës së saj, ku ajo la të kuptohet se nuk ka dashur të përgjigjet në atë moment mbi këtë pyetje personale.

Teksa ka ndarë këtë foto të reagimit epik të këngëtares, Blanks shkruan:

“Djalë apo vajzë? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka thënë ai. “Por ajo është nëna e re më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”

 

 

A post shared by Tim Blanks (@timblanks)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz rihanna rihanna

Sondazh

Poll