Art&Argëtim

“Je ‘made in Tirana'”/ Ilir Shaqiri takon Veliajn: Më bëhet zemra mal kur vajza e gruaja…

6 Mars 2022, 12:28 Nga DOSJA
“Je ‘made in Tirana'”/ Ilir Shaqiri takon Veliajn:

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sot u takua me balerinin e njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i “Big Brother VIP Albania”, ku i dhuroi Kullën e Sahatit të Tiranës, dhe e ftoi të vinte më shpesh në Tiranë, sidomos tani që është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ilir Shaqiri, tregoi se ishte hera e parë që ai shkelte në Bashkinë e Tiranës, dhe sipas tij ndihet shumë mirë që takoi Erion Veliajn , të cilin e ka ndjekur gjithnjë nga Italia. Gjithashtu Iliri thotë se e pëlqen shumë Tiranën, dhe se ka shumë dëshirë që një ditë të jetonte në Tiranë.

“Është hera e parë që shkel në Bashki dhe është ndjesi shumë e veçantë të takoj Lali Erin, një çun tirons, që e ndjek prej vitesh nga Italia. E ndjek shumë edhe rrugëtimin e Shqipërisë, nga dita në ditë, e nga viti në vit. E kam jetuar Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj, ndaj kur vajza ime dhe Emanuela vijnë në Tiranë dhe thonë: ‘Sa e bukur Tirana, e sa do doja të jetoja një ditë aty’, më bëhet zemra mal sepse unë me Tiranën jam rritur që i vogël. Tirana është gjithmonë në zemrën e Ilirit, pavarësisht se në këto 30 vjet kam shkuar e kam ardhur, dhe me gjithë suksesin që kam pasur në Itali, objektivi im ka qenë: T’i jap vendit tim, vendlindjes sime, një perspektive, që është ëndrra e të riut, ëndrra e një talenti”, tha Iliri në fjalën e tij.

Ilir Shaqiri është fituesi i “Big Brother VIP Albania”, spektakël që u përmbyll disa javë më parë, ky balerini doli me 100 mijë euro në llogarinë e tij bankare.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip albania erion veliaj ilir shaqiri big brother vip albania erion veliaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll