Art&Argëtim

I la të gjithë pa fjalë! Bie një “top zjarri” nga qielli…

5 Mars 2022, 22:13 Nga DOSJA
I la të gjithë pa fjalë! Bie një “top zjarri”

ITALI- Një ‘dritë’ intensive është pikasur pak minuta më parë, rreth orës 19:50, në qiejt e Italisë Veriore dhe Qendrore. Fenomeni është vënë re në rajone të ndryshme të Italisë. Gjurma e dritës sigurisht u shkaktua nga kalimi i një meteori në një distancë relativisht të afërt me planetin tonë, e ndaj objekti i zjarrtë (i quajtur top zjarri ) ndezi qiejt për disa sekonda. Më pas u shpërbë plotësisht kur ra në kontakt me atmosferën.

Ky fenomen zakonisht quhet një “top zjarri”. Është më saktë një meteoroid, një fragment materiali shkëmbor ose metalik (asteroid i vogël), me përmasa që mund të ndryshojnë nga ai i një kokrre rëre deri tek ato të gurëve të mëdhenj, madje me një diametër prej 100 metrash . Ai bëhet i ndritshëm kur kalon nëpër pjesën më të dendur të atmosferës. Toka goditet çdo vit nga qindra meteoride, dhe në disa raste këta janë aq të mëdhenj sa që shkaktojnë edhe zhurmë të dëgjueshme në tokë. 

Marrë nga inmeteo.net

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete bie meteor itali meteor bie meteor itali meteor

Sondazh

Poll