Bota

Shkeli ‘Shabatin’ për 3 orë me Putin! Zbulohet ç’u fol mes presidentit rus dhe Bennett-it

5 Mars 2022, 21:12 Nga DOSJA
Shkeli ‘Shabatin’ për 3 orë me Putin! Zbulohet

IZRAEL- Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin më herët sot për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe më vonë foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiyy. Të dhënat me të fundit i ka bërë me dije zëdhënësi i Bennett. Bennett po koordinon përpjekjet e tij me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Gjermaninë për të zgjidhur krizën, ndaj pas takimit të tij me Putinin, aiu nis për në Berlin për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Zëdhënësi i tij raportoi për Reuters se edhe presidenti francez Emmanuel Macron kishte folur me Bennett përpara se ai të fluturonte për në Moskë për ta informuar mbi bisedat e tij me Putinin.

Izraeli, me kërkesë të Zelenskyyt, ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Në takimin e tyre tre-orësh në Kremlin, tha zyrtari izraelit, Bennett ngriti gjithashtu me Putinin çështjen e komunitetit të madh hebre që është ndodhur në mes të luftës mes dy vendeve. Izraeli do të dërgojë ekipe mjekësore në Ukrainë javën e ardhshme për të ngritur një spital fushor që do të ofrojë trajtim për refugjatët e luftës. Bennett dhe Putin diskutuan gjithashtu bisedimet në vazhdim midis fuqive botërore, duke përfshirë Rusinë dhe Iranin, për ringjalljen e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015. Rusia tha të shtunën se sanksionet perëndimore të vendosura ishin bërë një pengesë për marrëveshjen bërthamore të Iranit. Izraeli kundërshton çdo ringjallje të marrëveshjes.

Bennett, një hebre i dedikuar ndaj fesë, fluturoi për në Moskë duke shkelur ligjin e Shabatit (Ditë pushimi), ndërsa  shoqërohej nga ministri i tij i strehimit me origjinë ukrainase, Zeev Elkin. Ky i fundit, edhe më parë kishte shoqëruar në të kaluarën ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu si përkthyes në bisedimet e tij me Putinin.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve, Rusia s’respekton armëpushimin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi naftali bennett volodymyr zelenskiyy lufta ukraine-rusi naftali bennett volodymyr zelenskiyy

Sondazh

Poll