Bota

Lufta Rusi-Ukrainë: çfarë dimë deri më tani, paralajmërimi i Putin

5 Mars 2022, 19:27 Nga DOSJA
Lufta Rusi-Ukrainë: çfarë dimë deri më tani,

UKRAINË– Zhvillimet më të fundit nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë duket se nuk kanë të ndalur. BBC ka përgatitur një listë me zhvilimet më të fundit në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, ku ngjarja kryesore duket se është mosmbajtja e marrëveshjes për armëpushim në dy qytete. 

ZHVILLIMET MË TË RËNDËSISHME: 

Një armëpushim është akorduar midis Rusisë dhe Ukrainës – për të lejuar civilët të largohen nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovakha – por është “shkatërruar”, vetëm disa orë pasi u njoftua.

Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se çdo vend që vendos një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohet se i është bashkuar luftës së Ukrainës

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se numri i refugjatëve ukrainas së shpejti mund të kalojë 1.5 milion njerëz.

Zara po mbyll të 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend

Më shumë se 85 milionë paund janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm dy ditë për të ofruar ndihmë për Ukrainën

Linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga 8 marsi, për shkak të “rrethanave shtesë” që pengojnë operacionet e saj.

Protestat kundër luftës po zhvillohen në mbarë botën, duke përfshirë në Londër, Bangkok, Zvicër dhe Kherson – i vetmi qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia deri më tani.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve, Rusia s’respekton armëpushimin

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll