Bota

Kryebashkiaku vë alarmin: Kherson nuk ka më armë, s’kemi ç’përdorim kundër rusëve

5 Mars 2022, 19:37 Nga DOSJA
Kryebashkiaku vë alarmin: Kherson nuk ka më armë, s’kemi

UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Khersonit, Ihor Kolykhaiev tha për CNN se ai dhe bashkëqytetarët nuk kanë edhe shumë armë për t’i rezistuar forcave ruse që kanë rrethuar qytetin. Kolykhaiev tha se trupat ruse do të mbeten nën kontrollin e Khersonit nëse dhe derisa ushtria ukrainase të mund të përparojë në qytet, mund të jetë tepër vonë. Ndërsa më pas shtoi se  jeta vazhdon, por të gjitha shërbimet e qytetit janë jashtë funksionit.

“Populli i Khersonit është i paarmatosur. Ne nuk kemi më armë për të rezistuar, për të bërë një rezistencë të armatosur. Ne nuk kemi ushtri në qytet. Ushtria është mundur. Ushtria ukrainase duhej të tërhiqej, kështu që nuk ka armë. Ata janë tërhequr drejt Nikolaevit,”-tha ai për John Berman të CNN.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve, Rusia s’respekton armëpushimin

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ihor kolykhaiev lufta ukraine-rusi ihor kolykhaiev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll