Bota

Zelensky me kërkesa urgjente për SHBA-në: Bllokoni hapësirën ajrore dhe ndaloni naftën ruse

5 Mars 2022, 18:54 Nga DOSJA
Zelensky me kërkesa urgjente për SHBA-në: Bllokoni

KIEV– Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë me senatorët amerikanë lidhur me situatën e luftës. Sipas “The Guardian”, presidenti u ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe u ka bërë thirrje për të ndaluar zonën e fluturimit mbi Ukrainë për avionët rus. Jennifer Jacobs, raporterja amerikane e Shtëpisë së Bardhë ka bërë me dije në rrjetet e saj sociale se Zelenskyy ka bërë një “lutje të dëshpëruar” duke renditur disa sanksione që sipas tij do të bënin “punë” në ndalimin e ofensivës ushtarake ruse. Si përshembull: ndalim të naftës ruse dhe pezullimin e Visa dhe Mastercard në Rusi.

“Kërkon që përdorimi i Visa dhe Mastercard të pezullohet në Rusi dhe më shumë biznese amerikane të largohen nga operimi në vend. Zelenskyy foli me senatorët:Chuck Schumer, Bernie Sanders, Cory Booker, Rick Scott, Amy Klobuchar, Dan Sullivan, më thonë burimet. Gjithashtu disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Presidenti Zelenskyy bëri një lutje të dëshpëruar për vendet e Evropës Lindore që t’i japin Ukrainës avionë të prodhuar nga Rusia. Këta avionë janë shumë të nevojshëm. Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar administratën për të lehtësuar transferimin e tyre,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale. 

POSTIMI I PLOTË: 

 

NEW: Ukraine’s @ZelenskyyUa on call with US senators asked for no fly zone, lethal aid, ban on Russian oil, I’m told. Also wants Visa and Mastercard use suspended in Russia, and more US businesses to leave.

— Jennifer Jacobs (@JenniferJJacobs) March 5, 2022

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Të hënën mbahet raundi i tretë i bisedimeve, Rusia s’respekton armëpushimin

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy

Sondazh

Poll