Bota

Mbështetja serbe ndaj Rusisë, Kurti: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar

5 Mars 2022, 15:58 Nga DOSJA
Mbështetja serbe ndaj Rusisë, Kurti: Duhet të jemi të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth luftës që po zhvillohet në Ukrainë ku tha se Kosova duhet të marrë masa për sigurinë e vendit dhe se duhet të jenë të përgatitur pë çdo skenar të mundshëm.

Gjatë mbledhjes së 46-ë të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se lufta Rusi-Ukrainë ka bërë të qartë rrezikun që vjen nga diktatorët dhe theksoi se Bashkimi Evropian duhet të integrojë luftën çlirimtare të Kosovës dhe jo varrezat masive që fshehin krimet e ushtrisë serbe në trupin e shtetit serb.

“Ka kohë që ne edhe në dialogun në Bruksel kemi ngritur alarmin për rrezikun nga fqinji jonë verior agresiv, i vili nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës, që e mohon gjenocidin, masakrat e spastrimin etnik dhe i glorifikon kriminelët luftës”, tha Kurti.

Sipas Express, Kurti u shpreh se nuk duhen luftërat që të kuptohet subjektivizmi i botës serbe dhe ruse dhe theksoi se integrimi i Kosovës në BE duhet parë me urgjencë për të evituar një konflikt të përgjakshëm.

Harmonia në Ballkan nuk është e vetvetishme nëse nuk është pjesë e ngutshme e projektit të Evropës. Nuk na lipsen luftërat për ta kuptuar subjektivizimin e botës serbe dhe të botës ruse. Shqiptarët janë aleatët e Evropës, kanë qenë dhe do të jenë aleatë të demokracisë. Sa më shumë BE-ja i mbante larg vetes shqiptarët aq më shumë funksioni ynë shtetëror dëmtohej në nivelin tonë të brendshëm e demokratik. Sot koha e neutralitetit mori fund,. Neutraliteti nuk bën pjesë në politikë, por vetëm në diplomacinë pa politikë dhe pa parime. Ndaj ne nuk ngutemi. Institucionet e Evropës duhet që të nguten. Ne duhet të integrohemi në vetvete demokratisht e kjo kushtëzohet e lehtësohet në masën dhe shpejtësinë me të cilën na integron BE-ja,. Një popull që ka Epope Çlirimtare nuk do të duhej që të kishte Epope refugjatësh, por vetëm Epope integrimesh”, tha ai.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi lufta ukraine-rusi albin kurti dialogu kosove-serbi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll