Bota

Ekipi i ABC raporton nga Kievi: Qyteti në gjendje lufte, barrikada dhe shpërthime kudo

5 Mars 2022, 14:55 Nga DOSJA
Ekipi i ABC raporton nga Kievi: Qyteti në gjendje lufte, barrikada dhe

UKRANË- Ekipi i ABC është futur në qytetin e Kievit. Gazetari Taulant Koplikaj bashkë me operatorin Ardian Kamberi raportojnë nga Kievi duke theksuar se situata është e vështirë dhe se asgjë nuk lëviz, veçse gazetarëve dhe ushtarëve që janë në fakt qytetarët të thjeshtë por të armatosur. Këta të fundit detyrën e tyre të parë kanë patrullimin e kryeqytetit. Gjatë lidhjes direkte, gazetari ka treguar detaje nga përditshmëria në Kievin që pritet nga momenti në moment të përballet me rrezikun e pushtimit.

“Kemi udhëtuar 20 orë nga Lvivi deri këtu. Na është dashur që të lëvizim nëpër rrugë fshatrash. Ka barrikada kudo nëpër qytet dhe kontrolle të befasishme nga forcat mbrojtëse. Dyqanet dhe shërbimet e tjera janë të mbyllura. Unë kam parë radhë të gjata kilometrike makinash që kërkojnë të largohen nga kryeqyteti,“- tha ai nga Kievi.

Gazetari i ABC raporton se funksionojnë vetëm spitalet, posta si edhe bankomatet, ndërkohë që shërbimet e tjera janë mbyllur.

“Dyqane nuk ka, dalim jashtë Kievit dhe furnizohemi me ushqime. Funksionojnë vetëm spitalet dhe posta, bankomatet. Brenda Kievit nuk ka karburante. Ne kemi hasur vështirësi për t’u furnizuar me karburant në Kiev. Madje edhe atje ku kemi mundur të marrim karburant, ka qenë i rracionuar. Nuk merrje dot më shumë se 20-30 litra për makinë“, raporton ai.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendosi armëpushim në 2 qytete të Ukrainës, s’respekton marrëveshjen

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kiev lufta ukraine-rusi taulant kopliku kiev lufta ukraine-rusi taulant kopliku

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 13:44

Ukraina: NATO po mashtrohet nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuz...