Bota

Lufta/Lala tregon ç’nuk thuhet nga kampet e strehimit: S’i takova dot, vuajnë nga trauma…

5 Mars 2022, 14:44 Nga DOSJA
Lufta/Lala tregon ç’nuk thuhet nga kampet e strehimit: S’i

POLONI– Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë pamje nga një kamp strehimi në Poloni, ku strehoheshin të gjithë ata që kishin mundur të shpëtonin nga lufta. Duke ndarë pamje nga brenda kampit, ajo tregon se Policia polake nuk e kishte lënë që të kontaktonte me ta, duke i sqaruar se ende kishin makthe pas atyre që kishin parë. Në pamjet e ndara nga gazetarja duken fëmijë që luajnë, pa e ditur se çka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa të rriturit ndjekin çdo lëvizje. 

“Keta femije dhe gra si takova dot. Nuk me lejoi policia polake. ‘Vuajne nga trauma’ me thane. Kishin ardhur nga qytetet e bombarduara. I filmova nga dritarja. Mbase bera gabim. Gjate qendrimit dy ditor ne kufirin Ukraine-Poloni kam degjuar histori tronditese. Kam pare gra e femije te tronditur nga lufta. Te drobitur nga oret e gjata qe kishin ecur ne kembe per te mberritur ne nje strehe te sigurt. Te ikur pa asgje me vete. Te pasigurt. Me koken pas, sepse atje ne vendin e tyre kane bashkeshortet e baballaret ne frontin e luftes. Te paushqyer e me probleme shendetesore. Nje drame e madhe. Njerez me sy te perhumbur. Nuk kishin me as lot. Jane plot 1 milion emigrante qe kane hyre ne Poloni. E mijera te tjere pritet te vijne. Isha aty per tju dhene ze. Kam raportuar, por edhe kam qare bashke me ta. Iu kam fshire edhe lotet femijeve, sepse jam vete nene. Aty po ndodh katastrofe humanitare. Kujt i duket ndryshe, ne djall te shkoje,“-shkruan gazetarja. 

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Rusia vendosi armëpushim në 2 qytete të Ukrainës, s’respekton marrëveshjen

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota klodiana lala lufta ukraine-rusi klodiana lala lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 13:44

Ukraina: NATO po mashtrohet nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuz...