Bota

“Burri më seksi dhe më i guximshëm në botë”! Zelensky kthehet në ‘sex symbol’

5 Mars 2022, 14:35 Nga DOSJA

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është kthyer në një ‘sex symbol’, pasi postoi një video të tij duke mbledhur trupat e ukrainase kundër trupave ruse. Pamjet e presidentit të veshur si ushtarak u shpërndanë me miliona herë teksa gra dhe burra vërshuan mbi komente që kishin të bënin me pamjen djaloshare.

Një gjë që nuk pritej nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia ishte që Presidenti Zelensky të kërkohej kaq shumë. Presidenti është bërë viral në mediat sociale teksa njerëz nga e gjithë bota vërshojnë mbi pamjen e tij të bukur dhe “zemrën e luanit”, shkruan ‘Thesouthafrican‘.

Zelensky fillimisht u bë i njohur pasi ndau një video në Facebook të tij duke mbledhur trupat ukrainase përpara një beteje me forcat ruse. Duket se kjo ishte e mjaftueshme për të ndezur miliona postime në Twitter nga burra dhe gra, të cilët nuk mund të mos hidhëroheshin mbi presidentin që ka zgjedhur të luftojë mes trupave të tij dhe të mos e kalojë kohën e tij në një zyrë.

IOL raporton se para se të bëhej president, 44-vjeçari Zelensky ishte komedian dhe aktor kështu që nuk ishte e vështirë të imagjinohej se pse njerëzit janë fansa kaq të mëdhenj. Po ashtu edhe rrjeti Tik Tok është mbushur me video të tij nga adhurueset femra.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe klipe nga jeta e tij e kaluar. Në njërën prej tyre, ai fiton sezonin e parë të Ukrainës të Dancing with the Star , ndërsa një tjetër e tregon atë duke imituar zërin e Paddington Bear.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota volodymyr zeklenskyy volodymyr zeklenskyy

Sondazh

Poll

Bota 5 Mars 2022, 13:44

Ukraina: NATO po mashtrohet nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus. Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuz...