Bota

Fotot ‘pikëlluese’ nga Ukraina/ 32-vjeçari i jep lamtumirën familjes, vajza: Babi mos shko

5 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA

UKRAINË– Një baba është dashur të largohet nga gjiri i familjes së tij. 32-vjeçari Roman Overchenko, një menaxher shitjesh nga Poltava në Ukrainën qendrore, po i thoshte lamtumirën e fundit familjes së tij herët në mëngjes, përpara se të nisej për t’u bashkuar me vullnetarët që luftonin ushtrinë e Vladimir Putin.

Daily Mail raporton se ai mbante kokën pranë vajzës së tij, Dasha. Ajo i dhuron një përqafim sa i bëri që të gjithë kalimtarët aty të ndalonin e ti shikonin. “Mos shko, babi”, i thotë e bija.

Më pas ai përballet me Margon 2-vjeçare. Nga ana tjetër gruaja e tij, Evheniya, nuk mund të shikonte një gjë të tillë dhe ul kokën disa metra më tutje. Ajo duket se me zor po e mban vetën që të mos shpërthejë në lot.

Roman i premtoi vetes se do të ishte i fortë për vajzat e tij të vogla. 32-vjeçari largoi familjen e tij nga shtëpia për një vend më të sigurt, si pasojë e sulmeve ruse.

“Shumë e dhimbshme. E dija që do ishte, por… Më duhej të largoja familjen. Të largohesh prej tyre, të mos dish se kur do të jemi sërish bashkë, është ferr. Por mendimi që ata mund të dëmtohen në këtë konflikt është akoma më i keq. Unë do jem në rregull. Të gjithë do jemi. Ukraina nuk do të merret kurrë, kurrë”, thotë ai dhe largohet me makinën e tij drejt luftës, shkruan “Daily Mail”.

LAJMI KRYESOR” 10 ditë luftë! Rusia vendosi armëpushim në 2 qytete të Ukrainës, s’respekton marrëveshjen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll