Bota

Ministri i Mbrojtjes ukrainase: Ruset kanë ndërruar taktikë, do paguajnë çdo lot të derdhur

5 Mars 2022, 11:47 Nga DOSJA
Ministri i Mbrojtjes ukrainase: Ruset kanë ndërruar taktikë, do

UKRAINË– Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se forcat ruse kanë “përparuar në disa drejtime”, ndërsa shtoi se mbrojtësit ukrainas po kundërshtojnë dhe dëbojnë pushtuesit. Ai u shpreh se rusët kanë avancuar në disa drejtime mirëpo kanë nën kontroll zona të vogla.

“Natyrisht, armiku ka avancuar në disa drejtime, megjithatë, ai kontrollon vetëm zona të vogla. Mbrojtësit tanë po kundërshtojnë ashpër dhe po dëbojnë pushtuesit,” tha ai në një deklaratë, duke shtuar se për shkak të “ngadalësimit të ritmit sulmues dhe rezistenca e ukrainasve, Rusia po ndryshon taktikat”.

“Agresori përdor potencialin e tij ajror dhe raketor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe aktive. Të gjitha llojet e aviacionit po bombardojnë qytetet tona, qytezat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë infrastrukturën kritike dhe infrastrukturën e rrezikshme, mes tyre centralet bërthamore dhe hidrocentrale.”, tha ai.

Reznikov tha se forcat ruse po sulmojnë ndërtesa banimi, shkolla, kopshte dhe spitale. “Armiku po shkatërron kishat dhe katedralet. Ai po bombardon stacionet hekurudhore me mijëra gra dhe fëmijë që evakuohen. Këto janë taktikat e çakejve të frikësuar. Kam besim se armiku do të paguajë për çdo jetë dhe për çdo lot”, pohoi zyrtari.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Armëpushim i përkohshëm në qytete të Ukrainës, evakuohen banorët(ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksiy reznikov lufta ukraine-rusi oleksiy reznikov

Sondazh

Poll