Bota

“Putin po vret njerëzit dhe fëmijët tanë”, rrëfimet dramatike të atyre që i shpëtuan luftës

5 Mars 2022, 11:49 Nga DOSJA
“Putin po vret njerëzit dhe fëmijët tanë”,

Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka qenë në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, aty situata është e qetë pasi ushtria ruse nuk ka bombarduar, sikundër po ndodh në shumë qytete të tjera të vendit. Lvivi, qytetet që ndodhet pranë kufirit me Poloninë është bere porta dalëse për shumë ukrainas që të tmerruar lënë vendin e tyre, dhe pika e kthimit për burrat që pasi kanë siguruar familjet matanë kufirit, kthehen për t’iu bashkuar ushtrisë për t’u përballur me armikun.


“Putin po vret njerëzit dhe fëmijët tanë. Familja ime mbeti në Ukrainë. Nëna ime ndenjti me babain, i cili duhet të rri për të luftuar për vendin tonë. Kur të mbaroje lufta dua të kthehem në vendin tim.”, tha një vajzë refugjate për gazetaren Lala.

Marrë nga News24

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll