Bota

NDËSHKIMET! Zara mbyll 502 dyqane ruse, PayPal dhe Samsung pezullojnë shërbimet në Rusi

5 Mars 2022, 12:04 Nga DOSJA
NDËSHKIMET! Zara mbyll 502 dyqane ruse, PayPal dhe Samsung pezullojnë

RUSI– Zara do të mbyllë të gjitha 502 dyqanet e saj të veshjeve në Rusi. Ky ndëshkim për Rusinë do të futet në fuqi nga dita e nesërme, thotë pronari i saj Inditex. Biznesi global i modës do të mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.

Inditex i thotë BBC-së se është duke hartuar një plan për të mbështetur 9,000 punonjësit e saj me bazë në Rusi, ndërkohë që shërbimet janë pezulluar “përkohësisht”.

Ndërkohë, Samsung, furnizuesi kryesor i telefonave inteligjentë në Rusi, përpara Xiaomi dhe Apple do të pezullojë dërgesat në vend “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike”. Është e paqartë nëse dyqanet e Samsung do të mbyllen.

Dhe kompania e pagesave online Paypal gjithashtu ka mbyllur shërbimet në Rusi, duke dënuar “agresionin e dhunshëm ushtarak të vendit”. Ai thotë se do të mbështesë tërheqjet “për një periudhë kohore”. Zyrtarët e qeverisë ukrainase i kishin bërë thirrje PayPal të largohej nga Rusia dhe t’i ndihmonte ata me mbledhjen e fondeve.

LAJMI KRYESOR: 10 ditë luftë! Armëpushim i përkohshëm në qytete të Ukrainës, evakuohen banorët(ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll