Bota

AUDIO-BISEDA/ Rama publikon telefonatën me Zelenskyy-n: Do doja të bëja më shumë për ju

5 Mars 2022, 10:47 Nga DOSJA
AUDIO-BISEDA/ Rama publikon telefonatën me Zelenskyy-n: Do doja të

TIRANËBiseda telefonike mes presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy-t dhe kryeministrit Edi Rama është bërë publike. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili ndau pak minuta më parë në rrjetet e tij sociale bisedën telefonike, me zë dhe me shkrim. Rama dëgjohet t’i thotë Zelenskyy-t se do të dëshironte që të bënte më shumë për popullin ukrainas.

‘Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse’- shkruan Rama në Facebook.

BISEDA e PLOTË:

Rama: Hello, Alo..

Zelenskyy: Alo kryeministër, jam presidenti i Ukrainës

Rama: Zoti President si je?

Zelenskyy: Faleminderit kryeministër, për këtë telefonatë

Rama: Faleminderit ju, s’dua të përsëris atë që bota po thotë, po do doja të bëja shumë për ju dhe popullin tuaj. Uroj që të triumfoni.

Zelenskyy: Nëse doni që te triumfojmë dua t’ju them që ne kemi aftësinë tonë

VIDEO PËRFUNDON…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll