Aktualitet

Kishte mbushur shtëpinë me armë, prangoset 50-vjeçari te liqeni, procedohet i biri

4 Mars 2022, 09:04 Nga DOSJA
Kishte mbushur shtëpinë me armë, prangoset 50-vjeçari te

TIRANË– Një 50-vjeçar me incialet N. Xh., banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.  Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, në shtëpinë e 50-vjeçarit janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Liqeni’, policia ka proceduar edhe djalin e të arrestuarit, A. Xh., 16 vjeç. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.  Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.  Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 pushkë sportive dhe municion luftarak.   Vihet në pranga poseduesi i tyre, procedohet penalisht djali i tij.   Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. Xh., 50 vjeç, banues në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.  Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht dhe djali i tij, shtetasi A. Xh., 16 vjeç.  Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Xh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 50-vjecari tek liqeni policia e tiranes arrestohet 50-vjecari tek liqeni policia e tiranes

Sondazh

Poll