Aktualitet

Abazoviç mandatohet nga presidenti Gjukanoviç për të formuar qeverinë e re

3 Mars 2022, 14:24 Nga DOSJA
Abazoviç mandatohet nga presidenti Gjukanoviç për të

PODGORICË – Zv/kryeministri shqiptaro-malazez, Dritan Abazoviç është mandatuar nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për të formuar qeverinë e re të vendit. Ata u takuan mëngjesin e sotëm në Pallatin Presidencial në Podgoricë. Media malazeze “Vijesti” raportoi dhe deklaratën e kreut të shtetit, i cili beson se vendimi i tij është në interesin më të mirë të Malit të Zi.

“Përfundova konsultimet me kandidatin për kryeministër për formimin e qeverisë së re, anëtarët e së cilës janë përfaqësues në Parlamentin e Malit të Zi.  Jam i bindur se kjo është në interesin më të mirë të Malit të Zi për të krijuar një qeveri me përbërje të plotë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht për shkak të sfidave politike shtesë të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj në stabilitetin e rajonit tonë. Pres që parlamenti malazez të mbajë një sesion së shpejti dhe të vendosë për programin e kabinetit të ri qeveritar sipas propozimeve të kryeministrit”, theksoi Gjukanoviç.

Në 4 shkurt, parlamenti malazez rrëzoi me 43 vota pro qeverinë e Zdravko Krivokapiç. Vendi u fut prej disa muajsh në krizë politike për shkak të përplasjeve brenda kabinetit qeveritar. Ishte Lideri i Partisë “Reforma e Aksionit të Bashkuar”, Dritan Abazoviç ai që propozoi shkarkimin e Krivokapiç dhe kabinetit qeveritar. Fillimisht, Krivokapiç tentoi që të realizohej shkarkimi i nr.2 të qeverisë Abazoviç nga asambleja malazeze, por politikani shqiptaro-malazez ia doli t’i mbijetonte shkarkimit pasi shumica e kuvendit abstenoi në votim.

Qeveria e re njihet si “qeveria e pakicës”.

Burimi: Vijesti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2022, 14:18

22-vjeçarja godet me thikë policin në Kamëz

KamzëGoditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ar...