Bota

Sulmet në Ukrainë, fëmijët e sëmurë transportohen në bodrumet e spitaleve

4 Mars 2022, 08:26 Nga DOSJA
Sulmet në Ukrainë, fëmijët e sëmurë transportohen

UKRAINË- Ndërsa sulmi rus në Kiev rritet, disa nga banorët më të rrezikuar të qytetit nuk mund të largohen. Fëmijët që janë shumë të sëmurë ndodhen ne bodrumet e spitalit për fëmijë. Ata u transportuan në bodrumet e nëndheshme të spitalit në rast se bombardimet do të fillojnë. CNN shkruan se janë rreth 10 pacientë që po trajtohen në korridorin e nëndheshme.  

Një nga pacientët është Milena 3-muajshe, e cila ka një tumor në tru.

“Ne duhet të qëndrojmë nën tokë dhe nuk e dimë për sa kohë. Unë jam vetëm këtu në spital dhe burri im është në shtëpi me fëmijën tim tjetër,” -tha Sonila mamaja e Milenës.

Bombardimet janë kudo dhe priten nga momenti në moment, ndërkohë spitalet janë me një staf të reduktuar. Prindërit janë ofruar të ndihmojnë stafin mjeksorë për përkujdesjen e fëmijëve të sëmurë.Pa një fund të qartë në horizont, për shumë familje e vetmja dritë shprese është evakuimi.

Të enjten, delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan në Bjellorusi për një raund tjetër bisedimesh, ku ranë dakord të sigurojnë korridore humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në zonat ku po ndodh evakuimi.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll