Bota

Ushtria ukrainase: Rusia ka shteruar shumicën e rezervave operacionale

4 Mars 2022, 07:38 Nga DOSJA
Ushtria ukrainase: Rusia ka shteruar shumicën e rezervave operacionale

UKRAINË- Ushtria e Ukrainës pretendonse Rusia ka shteruar shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera. BBC shkruan se në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit.

Banorët e Mariupolit kanë përshkruar një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin. Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll