Bota

VD/ “S’kam folur, pse më bërtet?!”, gazetari indian bën ‘çorbë’ emisionin e tij

3 Mars 2022, 19:11 Nga DOSJA
VD/ “S’kam folur, pse më bërtet?!”, gazetari indian

INDI – Një emision në televizion “Times Noë” është kthyer në qendër të talljeve teksa moderatori i saj Rahul Shivshankar bëri një ngatërresë të madhe duke iu drejtuar gabimisht njërit prej kolegëve të ftuar në lidhje direkte.

Në emision ishin ftuar Daniel McAdams, drejtori i Insitutit për Paqe dhe Demokraci “Ron Paul” dhe gazetari ukrainas Bohdan Nahaylo, kryeredaktor i “Kyiv Post”. Teksa po diskutohej për luftën në Ukrainë, Shivshankar ofendon McAdams duke i thënë që të mos jepte leksion për lirinë pasi Britania e Madhe ka kolonizuar në kaluarën Indinë dhe shumë shtete. Gafa e tij ishte se në ato momente nuk kishte folur zotëria britanik, por gazetari ukrainas Nahaylo.

“Z.McAdams prisni, prisni. Nëse jeni kaq të shqetësuar për Ukrainën, kaloni gardhin dhe vendosni çizmet në tokë. Mos na jepni leksion këtu në Indi, në rregull? Nuk kam ndërmend të dëgjoj leksionin tuaj”, bërtet Shivshankar.

Duke parë kokëfortësinë e moderatorit indian që ende nuk po e kuptonte gafën që bëri, McAdams u nervozua dhe i bërtiti duke thënë se Shivshankar po gabonte pasi ende nuk kishte folur.

“Nuk po flas, s’po flas. është personi tjetër që po flet. Nuk kam thënë asnjë fjalë akoma”, u revoltua McAdams.

Por, moderatori i programit “Times Noë” vazhdonte akoma të ngatërronte të ftuarit dhe nuk i ndalonte ofendimet.

Pasi, drejtori i Institutit për Paqe dhe Demokraci “Ron Paul” mori fjalën, ai tha se nuk po e kuptonte se përse Shivshankar po vazhdonte t’i bërtiste atij.

“I dashur drejtues i emisioniut. Nuk kam thënë akoma asnjë fjalë. Nuk e di pse po më bërtet mua”, shfajësohet McAdams.

Në fund, drejtuesi i emisionit ndalet dhe pasi kupton rrëmujën që ka shkaktuar i kërkon falje McAdams.

Craziest 2 minutes of TV neës ever, ëith opposing guests on the Ukraine ëar hosted by Indian TV. the ending is a MUST ëatch.? pic.tëitter.com/1USI8bjHif

— Sk Boz, PhD ? (@skbozphd) March 3, 2022

Burimi: Siasat

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll